Covid-19 bën që Princesha të martohet me 5 të ftuar

Bota nuk është më në përditshmërinë e saj. Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar gjithçka. Europa është bërë epiqendër e këtij virusi vdekjeprurës. Lajmet në Britani përveç situatës, janë folusuar edhe tek dasma e Princeshës Beatrice me Edoardo Mapelli Mozzi. Dyshja supozohej të martohej në maj, por u detyruan të shtyjnë sërish. Por mediet britanike shkruajnë se Beatrice dhe Edoardo po mendojnë të martohen shpejt e shpejt. ”The Daily Mail”, shkruan se kanë në plan të kenë vetëm pesë njerëz në ceremoni. ”Po marrin në konsideratë një dasmë private me vetëm pesë njerëz: nusja, dhëndrri, prifti dhe dy dëshmitarët. Festën do ta mbajnë pas disa muajsh, kur gjendja të kthehet në normalitet”. Familja mbretërore nuk është prononcuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?