Covid-19, Britney Spears kërkon greva

Epidemia e koronavirusit duket se ka ekspozuar me se miri se të famshmit e të pasurit jetojnë në një univers të ndryshëm nga pjesa tjetër e njerëzve.

Ata në mesazhet e tyre kanë kërkuar të qëndrojmë në shtëpi duke folur nga super-vilat e tyre dhe e kanë keqkuptuar duke menduar se publiku dëshiron t’i shohë të këndojnë melodi melankolike si ‘Imagine’, por një prej tyre që po thyen këtë tendencë është zonjusha legjendare Britney Spears e cila në postimin e saj bën thirrje për “greva” dhe “rishpërndarje të pasurisë”.

Në një prej postimeve në Instagram, Britney rishpërndan postimin e Mimi Zhu që promovon parimet socialiste nga të cilat yjet e muzikës janë me milje larg.

Një pjesë e postimit të saj thotë:

Në do të ushqejmë njëri-tjetrin, të rishpërndajmë pasurinë, të hidhemi në grevë.
Ngrihu shoqja Britney.
Socialistja Spears.
Më jep sociaizimin mbretëreshë!

Zhvillimi vjen në një kohë kur elita konservatore amerikane është tërbuar me ndalimin e punës e prodhimit në SHBA teksa vetë presidenti ka bërë thirrje për rikthim në punë.

Ndoshta dhe kënga e fundit e Spears, “Work B*tch!” ishte në fakt një kritikë e strukturës së vjetër kapitaliste dhe ndjekjes së zotërimeve materiale të panevojshme.

Gjithsesi Spears po tregohet një nga celebritetet që po e trajton krizën e koronavirus në mënyrën me reale.
Shpejt nisën dhe memet nga fansat e saj…

SHKARKO APP