Covid-19 i mori jetën të atit, Viola Spiro: Jam e copëtuar, zemra e tij nuk duroi gjatë

Moderatorja Viola Spiro reagon pas lajmit për ndarjen nga jeta të babait të saj Rodolf Spiro, i cili nuk mundi ta fitonte dot betejën me koronavirusin. Ajo thotë se është copëtuar dhe bashkë me nënën dhe motrën e saj ndihen të shkatërruara për shkak të mënyrës se si e humbën njeriun e tyre të shtrenjtë. Ajo fton të afërmit për ngushëllime të martën dhe të enjten.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe të tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar… Jemi të tmerruara dhe të shkatërruara Për mënyrën dhe kohën e shpejtë që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar por zemra e tij nuk duroi gjatë. Ajo pushoi ditën e dielë pa dhënë lamtumirën.

Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë duke u lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur. Ditën e martë, presim ngushëllime në ambientet e “Shën Gjergji” te pedonalja Korçë, ora 10:00- 13:00. Ditën e enjte presim për ngushëllime në Hotel Diplomat, blv Bajram Curri, ora 17:00′, shkruan Viola Spiro.

/abcnews.al

SHKARKO APP