Cozman: Noizy na provokoi, ishim 2 me 15

Ylli i grupit ‘Babastars’, Cozman, ka folur për herë të parë për incidentin e përleshjes me Noizyn dhe grupin e tij.

Cozman pranoi se u përlesh me grupin e Noizyt, por vetëm pasi u provokua nga ata.

Sipas reperit, ai ishte në kontakt gjatë gjithë ditës me Skivin, kur edhe shkoi në hotel për ta takuar atë me shokun Albert Krasniqin, në dijeni se Noizy ka sharë Skivin, porsigurimi i hotelit e ka sqaruar situatën.

Megjithatë, Cozman tregon se kur arriti aty, ai u provokua nga 15 persona.

“Parkingu i hotelit është pak i ngushtë, kur duhet të shkosh në të djathtë. Aty ishin shumë vetura dhe ne është dashur që të ndalemi në një moment. Kur jemi ndalur, qëllimisht një nga 15 personat e goditi pasqyrën time. Më pas ne donim të dilnim nga vetura, dhe pasi mezi dolëm pas shumë fyerjesh, unë u sulmova nga disa persona, ku njërin e kam goditur shumë fort”, shpjegon Cozman.

Ai shtoi se Albert Krasniqi, shoku i tij u sulmua nga tri persona, teksa sqaroi se armën e nxori për të frikësuar dhe jo për të vrarë dikë sepse ata ishin më të shumtë në numër dhe nuk lejuan të rraheshin prej tyre.

 Cozman shtoi se ky sherr ndodhi rastësisht dhe nuk ishte i planifikuar, ishte momental dhe se nuk ka të bëjë me grupin.

 

Nga incidenti, Cozman mbeti 48 orë në paraburgimm, teksa Noizy u plagos në të pasme, kurse Varrosi u plagos me dy plumba, një në stomak.

 

SHKARKO APP