Ç’po ndodh me buzët e Elita Rudit?

Postimi i fundit i Elita Rudit në Instagram u shoqërua me komente të shumta nga ndjekësit, të cilëve u bënë përshtypje buzët e moderatores. Siç mund ta shihni, ato janë më të plota se zakonisht dhe menjëherë nisën aludimet se mos ndoshta ka bërë ndërhyrje.  Shkurtimisht, ç’po ndodh me buzët e Elitës? Disa gra preken nga buzët e shtatzënisë, ato duken më të mëdha se zakonisht, më të plota. Të tjerë yje të famshëm kanë deklaruar më parë se kanë vënë re ndryshime tek zona e buzëve gjatë periudhës 9-mujore.

Pse fryhen buzët?

Gjatë shtatzënisë, hormonet veprojnë më shpejt, gjë që sjell zgjerimin e enëve të gjakut. Kështu trupi mban më shumë lëngje në indet e organizmit. Kjo gjë vihet re më së shumti tek gjymtyrët e poshtëm, por mund të ndodhë edhe në zonën e gishtave të dorës, fytyrës e ndonjëherë edhe tek buzët. Buzët kanë rrjet të mirë të enëve të gjakut, përgjegjëse për ngjyrën dhe madhësinë e tyre, të cilat janë më të ndjeshme gjatë këtyre ndryshimeve. Estrogjeni gjithashtu i mban ato të plota dhe natyrisht ndikon në rritjen graduale të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?