Cristiano Ronaldo emocionon vajzën e ulur në karrige me rrota

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest emocionues vetëm disa minuta para se të fillonte ndeshja me Rusinë. Kur po hynte në stadium, kapiteni i skuadrës së Portugalisë ishte i shoqëruar me një vajzë të vogël që kishte pësuar një dëmtim dhe ishte e ulur në karrige me rrota. Pasi kënduan himnin, ai puthi vogëlushen në ballë dhe i dhuroi një bluze të skuadrës së tij. Gjatë gjithë momentit, ajo ishte e lumtur dhe e shijoi të gjithë situatën. Kjo mund të jetë dita më e lumtur e vajzës së vogël, të cilën do ta mbajë mend gjithë jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?