Cubi: Nëse do të ecësh në Shqipëri, duhet të jesh dashnorja e dikujt

Esmeralda Metkaj e njohur për publikun si Cubi, thotë se në Shqipëri të kërkojnë marrëdhënie seksuale për të fituar një rol.

Shpesh herë të ofrohet një vend pune në këmbim të një marrëdhënie seksuale. Sa mund të kesh hasur ti në jetën tënde njerëz të tillë?

Metkaj: Në botën e teatrit ka ndodhur dhe po flasim në rrjetin e aktorëve dhe regjisorëve, po ka ndodhur pa diskutim.

Kemi dëgjuar dhe parë fenomene nga më të ndryshmet. Edhe mua më ka ndodhur dhe më kanë thënë që po, për të bërë këtë rolin ti duhet që ne të dy të kemi diçka përtej kësaj gjëje.

Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë që ti do të jesh e imja apo të bësh seks me mua. Unë mendoj se gjithsecili e di vetë se çfarë vendos…

Nëse unë dua të arrij të bëhem aktore në këtë lloj rrugë okay, por nëse unë nuk dua i them faleminderit rolin jepja gruas se ndoshta i shkon më shumë.

SHKARKO APP