Çudit Noyzi: Si e bëra mamin “dru” me hashash pasi hëngri kekun e gabuar
Reperi Noizy ka treguar për herë të parë një prej eksperiencave më qesharake të jetës së tij me hashashin.
I ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, këngëtari shqiptar rrëfeu se bashkë me anëtarët e tjerë të grupit OTR kishin përgatitur një kek me kanabis para koncerti.
Pasi kanë konsumuar një sasi të vogël, pjesën tjetër e kanë lënë në studio dhe janë nisur drejt Tiranës ku do të mbanin koncertin.
Por një telefonatë e të atit e ka bërë që të kthehet me urgjencë në shtëpi pasi e ëma e tij ishte shtruar në spital.
“Hajde shpejt në spital se mami nuk është mirë”- i kishte thënë në telefon i ati.
Noyzi tha se shumë më vonë kishte kuptuar se e ëma e vet kishte konsumuar pak nga keku me hashash që kishin lënë çunat në tavolinë.
“Vajta e pyeta mamin nëse kishte ngrënë nga keku dhe ajo vetëm qeshte, këtu e kuptova që ishte bërë tap me hashash.”
“Mjafton një sasi e vogël nga keku “magjik” për të të bërë keq” tha Noyzi.