Çunat e famshëm, që vdesin ti kenë flokët biondë
Kemi parë femra me flokë bjondë e që janë pjesë e një steriotipi. Këtë herë ju prezantojmë kush janë djemtë, që kanë qef ti keni flokët e verdha. Ngjyra e flokëve, është çështje preferencash, edhe te vetja, edhe te gjinia tjetër, megjithatë meshkujt me flokë bjondë nuk mbahen si më të preferuarit nga femrat.
Ledion Liço
Kjo listë nuk fillon pa Ledon Licon. Moderatori i programeve më të njohura në Top Media, njihet për preferenat e tija për të guxuar në loook. Ai është ngulitur në kujtesën e të gjithëve me këtë ngjyrë flokësh, megjithëse, është e sigurt, që me kalimin e viteve, sigurisht flokët e tij natyralë nuk kanë mbetur aq të verdhë sa mund t’i ketë pasur në fëmijëri, kështu që është parukieri ai që mendon për ta sjellë atë ngjyrë në nuanca të ndryshme.
Isli Islami
Për të kaluar tek krahu tjetër i kësaj medie, pasi kemi dhe një tjetër personazh publik, që adhuron ti ketë flokët ngjyrë të verdhë. Një postim i Isli Islamit, prezantuesit që do të nisë që nga java tjetër të jetë në studion e Wake Up, në Top Channel, me flokë plotësisht biondë të lyer kohë më parë, të kujton që nuk është vështirë të gjesh edhe djem të tjerë shqiptarë që e pëlqejnë ngjyrën e verdhë të flokëve. Meshkujt me flokë bjondë nuk mbahen si më të preferuarit nga femrat.
Bojken Lako
Lako është mbret i ndryshimeve të modeleve të flokëve e bën pjesë në kategorinë e ekstravagantë, që nuk kanë të njëjtën mani për t’u dukur fashionistë, si të parët, por që gjithsesi i përdorin detajet e pamjes, për të shfaqur tipin e tyre. Dhe këtu të vjen në mendje menjëherë, Bojken Lako. Ai ka eksperimentuar me shumë ngjyra flokësh, por së fundmi po qëndron te e verdha.
Ilir Shaqiri
Një tjetë bjond i njohur është edhe Ilir Shaqiri, i cili gjithashtu të krijon përshtypjen sikur ka pasur një ngjyrë të çelët flokësh gjithmonë, por ato fijet e verdha, janë me siguri rezultat i seancave të rregullta te parukieri, të cilat me siguri ia vlejnë, sepse balerinit i duken krejt në harmoni me fytyrën.
Blero Muharremi
Blero, është një tjetër biond që ka provuar të jetë edhe më ekstrem sesa natyra. Ai i ka lyer flokët para ca kohësh me një ngjyrë të artë, por që nuk e ruajti gjatë, për të kaluar te nuanca e zakontë.