Dafina bashkon forcat me reperin e mirënjohur italian

Këngëtarja Dafina Zeqiri, prej vitit të kaluar ka qenë duke punuar në albumin e ri të titulluar “Dafinë moj”. Ajo lansoi disa projekte muzikore, por mesa duket Dafina në fillim të vitit 2021 do ta publikojë të plotë.

Nga ana tjetër, është zbuluar se në mesin e shumë këngëve do të realizojë një bashkëpunim me reperin italian, Sfera. Kjo në bazë të një publikimi që ka bërë faqja “MTV Kosova”, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram.

“Nuk e keni idenë se çfarë do të na servojë Dafina Zeqiri me albumin e saj në fillim të vitit 2021, prej shumë bashkëpunimeve internacionale&vendore është verifikuar njëra që vjen me reperin super të famshëm italian, Sfera”, thuhet në postim. Kjo është aprovuar edhe nga Dafina, e cila të njëjtin postim e ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @mtvks

SHKARKO APP