Dafina nuk ndalon, publikon foto nga klipi i ri

Kur të gjithë jemi të karantinuar në shtëpi, muzika është ajo që na mban më në formë e po ashtu edhe më aktivë. Në këtë situatë të vështirë për vendin, një projekt muzikor kanë vendosur ta sjellin këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri në bashkëpunim me njërin prej producentëve më të suksesshëm shqiptarë, Cricket.

Është vetë artistja shqiptare, ajo e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

E veshur me një fustan ngjyrë violet e me stil të ri të flokëve, këngëtarja Zeqiri ka arritur të rrëmbejë vëmendje të madhe. ”Keqkuptime një mbas një. Muzika është ajo që më ka ndihmuar të shprehem nga zemra. Vetëm përmes muzikës tregoj se si ndihem në thellësinë time. Cricket&Dafina”, është përshkrimi që Dafina ia ka vënë postimit të ndarë me ndjekësit e saj.

Projekti duket të jetë punuar në studion e Cricket “Friends Entertainment”, aty ku tashmë janë ‘gatuar’ shumë prej hiteve të mëdha shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B96n3W-hGF9/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP