Dafina poston foton e parë dhe tregon emrin e veçantë të djalit

Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan emër me origjinë sanskrite që simbolizon “dhuratë e Zotit” ose “bekim”.

Lajmin e ka ndarë vetë Dafina me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të këmbëve të vogla të të porsalindurit, duke e shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, por shumë emocional, që nënkupton fillimin e një kapitulli të ri në jetën e saj.

Ajo është komentuar gjerësisht për paraqitjet e saj skenike gjatë pritjes së ëmbël, duke performuar në koncerte dhe diskoteka deri në muajt e fundit të shtatzënisë, gjithmonë me energji, stil dhe elegancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindja e Daskanit shënon një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e artistes, e cila prej vitesh është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Urimet për çiftin dhe vogëlushin e tyre kanë vërshuar nga fansat, kolegët dhe figura të njohura publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?