Dafina rrëfen pse la vendin e saj: ”Më thanë, gjej një sponsor burrë” (VIDEO)

“Told ya” është një këngë për shndërrimin, nga një vajzë e vogël me të cilën tallen se është “si djalë” tek një grua që e di se je i veçantë vetëm nëse je vetvetja. Dafina Zeqiri prezantoi këngën e dytë për tregun ndërkombëtar tek sajti “Milk”, ku dha edhe një intervistë mjaft intime.

Këngëtarja shqiptare e lindur dhe e rritur në Suedi rrëfeu se ka qenë viktimë e bulizmit kur ishte e vogël kurse kur u rrit dhe erdhi në Shqipëri, u ndje e penguar sepse është femër.

Dafina Zeqiri pohoi për “Milk” se në Kosovë, i kërkuan të gjejë sponsorë dhe të gjejë mbështetjen e burrave me pushtet, pasi do të ishte e vetmja mënyrë për t’ia dalë.

Shpejt, u lodh dhe vendosi të kërkonte karrierën jashtë vendit. Dafina kujtoi se duke e konsideruar veten feministe asokohe, kthimi në Kosovë qe fort i vështirë. Së pari, sepse e shikonin me përçmim, si dikush që kushedi ç’i dukej vetja. Së dyti, sepse e këshilluan të siguronte mbështetjen e burrave të suksesshëm.

“Kur shkon në një vend tjetër, njerëzit të shikojnë ndryshe dhe thonë: “Po kjo, ç’e di veten që vjen këtu dhe i duket se do të bëjë ndryshimin e madh?” Më thanë se më duheshin sponsorë, se më duheshin burra për të më ndihmuar.” Punova fort dhe ishte e vështirë, sepse ishte diçka e re. Jam krenare sepse të rinjtë dhe fansat që kam tani e kuptojmë se edhe ne mund t’ia dalim. Nuk ka asgjë që nuk arrihet, nëse ke besim.”

Këngëtarja e përshkruan periudhën në Kosovë si një kohë kur kishte ngecur, pasi nuk ishte kjo ajo që kishte parashikuar. “Ngeca atje. Plani im ishte të shkoja, të bëja ca muzikë të mirë, të shikoja si shkonte dhe pastaj të vija në Amerikë. Ndenja atje për 10 vite. Ndihesha sikur po humbisja veten, nuk isha vetvetja si njeri dhe s’isha vetvetja as si artiste. I thashë vetes: “ka ardhur koha të lëvizësh!”’/Anabel/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ja5xEm2NUz4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP