Dafina Zeqiri rrëfen për marrëdhëniet abuzive: Ja pse nëna ime na rriti e vetme
Artistja më in e momentit është Dafina Zeqiri. Ajo njihet për lirshmërinë e të folurit të gjërave dhe këtë herë ka treguar për marrëdhëniet abuzive, përfshirë këtu edhe ato që ka përjetuar personalisht. “Si shpjegohet: Sa herë një grua përdhunohet, abuzohet, kërcënohet, madje edhe vritet, një nga justifikimet kryesore që dëgjon nga “djali” është: ‘Ajo deshi’/Ajo e ‘kërkoi’ vetë”,-shkruan Dafina në instastory.
Në vijim, ajo thotë se këta njerëz akuzojnë gratë për krimet e tyre dhe më pas ndalet te përvoja personale.
“Mos i lejoni të marrin vëmendja nga budallallëku i tyre. Mos lejoni që të bëjnë krime dhe të fajësojnë një grua. Ndalojini që të hedhin më shumë baltë mbi një grua. Kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës sime dhe gjejeni kush u fajësua. Unë! E njëjta gënjeshtër për emrin tim: Ajo më tradhtoi! Asnjëherë nuk pata ndihmë dhe mbështetje nga sistemi sepse ishte i korruptuar! Për vite me radhë, dëgjoja komente dhe brroçkulla. Ndërkohë djali ecte me kokën lart sepse mori vëmendje”.
Në një tjetër postim, referuar rrëfimit të një ndjekëseje që ndër të tjera shkruan se i dha fund një raporti për të mos rritur fëmijët në një marrëdhënie abuzive. “Ja pse nëna ime na rriti e vetme! Në vend që të na linte të traumatizoheshim nga i ashtuquajturi ‘baba’. Dhe sërish ajo u gjykua nga burra dhe gra që thanë: Nuk mund t’i rrisësh e vetme. Ose që diçka nuk shkonte me të. Më shihni mua [sot]”.
Nuk është hera e parë që Dafina flet për faktin që e ëma i rriti e vetme, atë dhe motrën e saj, Besën. Ndonëse këngëtarja nuk ka folur publikisht për këtë temë, në një intervistë për Panorama në vitin 2012, Besa tregoi se i ati i braktisi kur ishin të vogla.