Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Told Ya”

Këngëtarja Dafina Zeqiri këtë vit ka marrë rrugën drejt New York-ut, ku është duke provuar të ndërtojë karrierë ndërkombëtarë atje.

“Four Sesons” është kënga debutante e saj në tregun e huaj, e cila u prit mirë nga fansat si fillim.

Në një intervistë në muajin qershor, Dafina kishte rrëfyer ekskluzivisht për më të rejat e saj, dhe planet që mendon t’i realizojë në të ardhmen. Ajo kishte përmendur se do të sjellë disa këngë të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga e saj e re titullohet “Told Ya”, të cilën Zeqiri e ka publikuar fillimisht vetëm në versionin audio. Kënga mund të gjendet në Spotify dhe iTunes, ndërsa këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare një pjesë të këngës. Dafina ka paralajmëruar se kësaj kënge do t’ia realizojë së shpejti edhe videoklipin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?