Dafina Zeqiri thyen rekord me hitin e ri
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e ri muzikor “Kurgjo nuk kallxojna” dhe ka thyer rekord në pak orë.
Klipi doli në treg dje në orën 6 të pasdites dhe deri tani ka arritur mbi 300 mijë klikime në kanalin Youtube.
Projekti është ritmik dhe pjesa që ka tërhequr më shumë audiencën është fjala “Habibi”, ku këngëtarja i thotë se ia ka marë mendtë.
Dafina sërish duket në formë të mirë trupore. Nuk mungoi koreografia edhe në këtë projekt ku këngëtarja u shfaq edhe si një femër gangster me grup, por dhe me lëvizje provokuese të tipit ‘twerk’.
Ajo kishte kohë që punonte për këtë këngë dhe pritet që të pushtojë të gjithë klubet e natës.

KOHA JONË SONDAZH

