Dafina Zeqiri xhiron sipër semaforit në mes të Nju Jorkut
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dafina Zeqiri që u rrit në Suedi po fillon të ketë sukses në tregun ndërkombëtar. Ajo filloi me projektin muzikor “Four Seasons”, ku xhiroi një klip me reperin amerikan, French Montana, ndërsa tani ka ardhur tërësisht ndryshe. Para 6 ditësh, Dafina solli këngën “Told Ya” vetëm me audio dhe tekst dhe tani e ka finalizuar me një klip. 28-vjeçarja shfaqet në rrugët e Nju Jorkut me disa të rinj të huaj, tërësisht energjike dhe mbresëlënëse me lëvizjet e saj. Diçka që nuk ishte parë asnjëherë nga artistët shqiptarë është guximi i saj për të qëndruar sipër semaforit pa asnjë masë mbrojtëse. Duket se suksesi i saj në Amerikë, sapo ka nisur pasi shumë të huaj po e mbështesin në projektet muzikore që po sjell.