Dalin pamjet brenda festës së ditëlindjes së Soni Malajt, këngëtarja shfaqet krah të dashurit dhe miqve VIP

Katër ditë më parë, këngëtarja e njohur Soni Malaj festoi ditëlindjen e saj. Dhe sot, ajo ndau me ndjekësit pamje nga brenda festës së ditëlindjes, të organizuar me detaje.

Këngëtarja shfaqet krah partnerit të saj, familjarëve dhe miqve VIP, mes tyre Klodiana Shala dhe Sinan Hoxha.

Në video, gjithë vëmendjen e mori i dashuri i saj, i cili shihet duke qëndruar në krye të tavolinës së bashku me Soni Malaj dhe duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave dhe rrallë herë publikon foto me biznesmenin, me të cilin është në një lidhje prej disa vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është nënë e një vajze, Annës e cila erdhi në jetë në vitin 2012 nga martesa me balerinin italian, Mirko Luccarelli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?