Damiano zbulon sekretin e jetës, ka një motër 18 vjeçe por nuk e dinte! (FOTO LAJM)
Jemi mësuar që pasdaljes nga shtëpia e Big Brother Damiano të “prodhojë” vetëm skandale. Por sot përmes një postimi në Instagram, Damiano tregon se Big Brother ka pasur edhe anët pozitive.
Ai shkruan në status se menjëherë pas daljes nga shtëpia një vajzë e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se është motra e tij, gjë të cilën Damiano nuk e dinte.
Ai shkruan sot se për 18 vite me radhë nuk e dinte se kishte motër. Damiano ka treguar brenda shtëpisë jetën e vështirë familjare, ku babai i tij ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj tij dhe të ëmës. Më poshtë mund të lexoni statusin e Damianos për motrën e tij.
“Ky bb nuk ka pas vetem ane negative per mua. Do tju tregoj dhe dicka shume te bukur. Ne momentin qe sapo dal jashte, me pret makina nga produksioni DHE me sendet e mia. Dhe marr telefonin e hap. As 10 minuta me vone me vjen nje telefonat.
Degjohet nje ze vajze qe me thote: Une e di qe ti je i tronditur, e di qe nuk eshte momenti i duhur per te thene kete gje. Por une jam motra jote, qe jane munduar 18 vjet te na mbajne larg njeri tjetrit “Une zbulova dicka qe gjithe jeten time e kam ndier. Sikur ate dite u lirova, eshte nje ndjesi e papershkrushme.
Doja ta ndaja me ju kete gje, sepse ju keni qene me mua ne cdo hap. Dhe kjo eshte dicka e bukur, dhe dua te ndaj me ju vetem gjerat e bukura. Te ka vellai jet !Ska asgje qe na ndan nga sot e tutje. Ne cdo hap do jem me ty, dhe ti me mua”, – ky është statusi i Damianos në Instagram.