”Dancing With the Stars”, producentja Sara Hoxha: Shumë surpriza sonte për publikun

Sot nis spektakli më i madh të kërcimit në vend, “Dancing With the Stars”, producentja Sara Hoxha zbuloi disa detaje në edicionin informativ në Top Channel. Mes emocionesh Hoxha theksoi se sonte ka shumë surpriza për publikun, ndërsa pritet të performojnë 15 konkurrentët.

“Do të presim shumë surpriza, është një spektakël i jashtëzakonshëm nga fillimi deri në fund, sot performojnë 15 personazhe nga fusha të ndryshme, në këtë skenë kërcejnë 15 artistë që janë ajka e artit shqiptar dhe që ne jemi shumë me fat që i kemi mes nesh. Mbrëmja e sotme është hapja dhe çdo element është i veçantë, juria është e re, moderatorët janë të njëjtë, të gjithë personazhet janë të rinj. Unë mendoj që publiku mezi po pret është performanca ekskluzive e artistit të tyre më të dashur vjen personazhi më i dashur të momentit, Luiz Ejlli, i cili vjen sonte për të promovuar filmin e Top Channel Films “Në kuadër të dashurisë” me këngën e tij ‘Pa ty’. Kemi kaluar prova të gjata, muaj intensiv pune, besoj se jemi gati për t’i sjellë publikut shqiptar një shfaqje të jashtëzakonshme. Emocioni është gjithmonë aty, derisa të fillojë dhe mbarojë me sukses jemi gjithmonë në ankth”, tha Sara Hoxha.

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit, ku do bëjë bashkë personazhet më të dashur të publikut, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at do sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Emrat e VIP-ave dhe balerinëve që do të marrin pjesë në këtë shoë magjik së bashku me kodet e tyre janë:

Arbita & Eni me kodin VIP 1

Saimir & Livia me kodin VIP 2

Eni & Odeta me kodin VIP 3

Sara & Erind me kodin VIP 4

Juliana & Dion me kodin VIP 5

Atalanta & Luxhino me kodin VIP 6

Irgen & Joana me kodin VIP 7

Roerd & Ensa me kodin VIP 8

Ronaldo & Frenki me kodin VIP 9

Sardi & Erisa me kodin VIP 10

Armaldo & Mariana me kodin VIP 11

Elvis&Jora me kodin VIP 12

Enxhi&Silvester me kodin VIP 13

Fifi&Graciano me kodin VIP 14

Ina&Eltion me kodin VIP 15

SHKARKO APP