Dani, këngëtari i 38 albumeve muzikore

Këngëtari i njohur i skenës muzikore, Ramadan Krasniqi në emisionin ”Histori Suksesi” në ”RTV Dukagjini”, pati një rrëfim interesant lidhur me jetën e tij personale. Dani i cili tashmë ka kaluar 60 vite jetë, thotë se mbështet atë shprehjen se ”vitet janë vetëm numra”.

Këngëtari nga Peja rrëfen se si shumica e fëmijëve shqiptarë ato vite i ka kaluar më vështirësi. ”Deri në klasën e gjashtë kam mbathur pantallonat e arnuara”. Edhe pse ai është edhe qytetar i Belgjikës, thotë se nuk preferon të qëndrojë shumë në Bruksel. ”Në Bruksel qëndroj pak ditë. Atje bëj vetëm blerjet e rrobave dhe këpucëve, ndërsa jetën e jetoj në Pejë”.

Krasniqi i cili ka tri vajza dhe një djalë, thotë se është ndër baballarët më të mirë në botë, pasi është i kuptueshëm dhe liberal. Dani tregon se karrierën muzikore e ka filluar shumë i ri. ”Pronarët e hoteleve më kanë dëgjuar zërin si i ri dhe më kanë pëlqyer. Më kanë angazhuar në mbrëmjet e vitit të ri. Si 14 vjeçar njerëzit me kanë pranuar mirë, pasi atë kohë këndonin vetëm njerëzit që kishin një moshë”.

Këngëtari thotë se në karrierën e tij muzikore nuk e mban mend saktësisht sa albume muzikore i ka por thotë se duhet të jenë 38 të tilla. Ramadan Krasniqi thotë se ndër evenimentet më të rëndësishme në karrierën e tij muzikore ishte pjesëmarrja e tij në ”Këngët e Shekullit”.

SHKARKO APP