Darka më e famshme në Shqipëri, me 14 femrat më të fuqishme të showbiz-it (FOTO)

Marka e veshjeve “Valdrin Sahiti”, mbetet një nga industrinë e modës Shqiptare e më gjerë. Ai kuron në detaje artistet më në influencë në tregun muzikor por dhe në fusha të tjera.

Prej kohësh stilisti në llogarinë e tij në Istagram, bëri me dije për këtë darkë private, e krijuar fill pas koleksionit “Lejla”. E kështu ndodhi, 14-të nga gratë më me influencë në industrinë e showbiz-it në Shqipëri, të kuruara deri në detaj u mblodhën në një darkë private në ambientet e sallon “Altar” në Tiranë.

Përvec se ishin bashkë, atyre ju prezantua koleksioni më i ri i Valdrin Sahitit me titull “La Belle Epoque”.

Të veshura me pjesë nga ky koleksion, të ftuarat kanë pozuar në tapetin e kuq, përpara se të futeshin në ambientet e sallonit, ku ndalohej prania e mediave dhe fotografëve.

Leonora Jakupi, Nora Istrefi, Tuna, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Dalina Buzi, Besa Kokëdhima, Jonida Vokshi, Jerina Lalaj (administratore e ‘Altar’), Sellma Kasumoviq, Liberta Spahiu dhe partnerja e Valdrinit, Edita Ramadani; të gjitha të ftuarat janë përshëndetur në hyrje nga Elvana Gjata, partnere e Sahitit në filialin e tij në Tiranë.

Koleksioni i ri i stilistit nga Kosova është frymëzuar nga epoka e artë e viteve 1900-të në Francë, në harmoni të plotë me temën e darkës më të famshme në Shqipëri!

 

SHKARKO APP