”Dasëm” për Kiarën dhe Luizin, ndërhyn Tea me ironi: Unë do të shkoj si dashnorja!

Sonte në shtëpinë e ”Big Brother” ka ”dasëm”. Banorët do të organizojnë një dasmë si detyrë e dhënë nga “Big Brother VIP”. Çifti u vendos në mënyrë unanime që të jetë Kiara dhe Luiz, ndërkohë që banorët e tjerë duhet të ndanin rolet në raport me dyshen.

Tea u caktua të ishte motra e Kiarës, por duket se roli nuk i ka pëlqyer. Teksa fliste me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë!”, deklaroi Tea. Olta është vjehrra, Kristi prifti.

Loja vazhdon në Big Brother.

SHKARKO APP