Dashuria në ajër? Londrimi dhe Klodi shohin sytë e njëri-tjetrit

Momente interesante po ndodhin mes Londrimit dhe Klodit brenda shtëpisë së ”Big Brother Kosova Vip 4”. Të dy banorët kanë nisur të shprehin vlerësimin për njëri-tjetrin në mënyra të sinqerta dhe miqësore, duke kapur vëmendjen e shikuesve.

Gjatë një bisede të fundit, Londrimi i drejtohet Klodit dhe i thotë: “I ke sytë të kafkë?”. Klodi përgjigjet: “Jo, janë si ngjyrë lajthie”. “Shumë i ke të bukur”, shton Londrimi, duke theksuar sa tërheqëse janë për të. Klodi shprehet se kjo ngjyrë është shumë e rrallë dhe se nën rrezet e diellit syrit i tij marrin nuanca të gjelbërta, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë.

Londrimi tregon se sytë e tij janë kafe të errët, ndërsa Klodi i tregon që janë shumë të rrallë dhe që tërheqin vëmendjen, veçanërisht kur ai është pranë Klodit. Shikuesit kanë komentuar shpesh se afërsia dhe bisedat e dyshes gjatë ditës nxisin mjaft kuriozitet rreth marrëdhënies së tyre. Çdo moment i vogël i këtyre komplimenteve duket se e afron çiftin më shumë dhe nuk kalon pa u vënë re nga fansat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?