Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar për aludimet e shumta mbi vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Ai shkruan se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësaj të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare. Ky reagim duket sikur është dhe një përgjigje për ish-partneren e tij, Eva Murati, e cila pretendoi se dasma ishte totalisht e financuar nga paratë e vjedhura të popullit.

Deklarata e plotë

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur, më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj. Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar. Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt, Genar Topalli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?