Dasma e Arbanës dhe Edit këtë të shtunë në Toskana, zbulohen ftesat e veçanta dhe kushti për të ftuarit
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në 17 qershor, në Toskana të Italisë. Çifti tha se do të bëjnë një ceremoni me rrethin e tyre më të ngushtë, ndërkohë për detajet është kujdesur Arbana.
Pjesë e rëndësishme e këtyre detajeve janë padyshim ftesat e dasmës, të cilat ajo ka zgjedhur që të jenë të thjeshta, por me mesazhe kuptimplotë.
Në ftesë specifikohet që të ftuarit nuk duhet të postojnë foto apo video nga dasma në rrjetet sociale. Një kusht i sikletshëm ky për të ftuarit që gjithnjë duan që të duken.