Dasma e Ilnisës dhe Meritonit, Rikja komenton çiftin: Nëse partneri më lë vetëm në pistë

Rikja ka komentuar dasmën në ”Big Brother Albania Vip 3”. Ajo tha se gazetarja Ilnisa Agolli nuk ka qenë aspak e lumtur dhe kjo ishte diçka që vihej re në fytyrën e saj, duke shtuar se Ilnisa priste më shumë nga Meritoni, por ky i fundit e la vetëm duke kërcyer në pistë. Ajo shtoi se nëse partneri i saj do e bënte diçka të tillë do i vendoste flakën dhe do bënte namin.

“Ajo mund të aktrojë sa të duash që ishte e lumtur. Pashë fytyrën e saj, mund të gënjejë, por nuk ishte e lumtur. Ajo vetë priste diçka më shumë, jemi femra e kuptojmë. Më erdhi keq sa në një moment shkova i thashë Meritonit: Çfarë po bën, e ke lënë në mes të pistës vetëm duke kërcyer.

Më erdhi keq, të më lërë mua partneri im në mes të pistës i vendos flakën, i bëj namin. Është lojë ok, por të më lësh aty bëj namin. Nëse të pëlqen dikush me vërtet emocionohesh. Jam e sigurt nëse Bardhi do të kishte parë Sarën, do të prekej, atë gjë doja të shikoja”, tha Rike Roçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?