Dasma më e çmendur e momentit ka një histori që nuk e dinim
Dasma e shqiptares që po zhvillon karrierën në Amerikë bëri bujë të madhe në faqet rozë për veshjen me të zeza dhe vendimin e menjëhershëm për t’u martuar.
Pas pak ditësh, Angela vendosi që të bënte dhe një ceremoni tradicionale me fustan të bardhë ku do kurorëzonte dashurinë me miliarderin, Dragos Savulescu.
Fillimisht mbante një unazë provizore, të cilën nuk do e heqë, por tani ka marrë atë të vërtetën, ku ka treguar dhe historinë e këndshme.
“Para katër vitesh, i thashë shoqes sime Yael, një dizenjuese bizhuterish, se një ditë unazën time do ta ideonte ajo! Gjithashtu, para tre vitesh, kur jetonim në New York, i thashë se do të shpërngulem në Los Angeles, sepse atje do të gjej dashurinë e jetës sime.
Ja ku jemi sot. Unë u shpërngula në Los Angeles dhe atje gjeta dashurinë time. Ajo dizenjoi unazën e ëndrrave të mia.
Disa njerëz mund të më quajnë shtrigë, por unë e di që është thjesht Fuqia e Ligjit të Tërheqjes!”, shkruajti Angela në një postim në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BeLftWhH1b7/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy