Dasmat e kësaj vere

Dy janë dasmat më të shumëpërfolura të kësaj vere, ajo e dy çifteve shumë të njohura për publikun shqiptar. Po flasim për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku nga njëra anë dhe për Orinda Hutën dhe Turjan Hyska.

Të dy çiftet kanë vendosur që të kurorëzohen në martesë verën e këtij vitit, e sigurisht janë në qendër të vëmendjes së mediave. Ende nuk është mësuar se ku do të zhvillohen këto dasma, por pritet që të dalin foto e çifit të veshur si nuse dhe dhëndër për t’i parë në çdo faqe gazete dhe çdo portal.

Dasma e Xhensilës dhe Besit në shtator

Të shumtë janë ata që duan të dinë se kur do të martohen Xhensila dhe Besi. Çifti do të ketë jo pak, por 3 dasma dhe 3 ceremoni. Këtë e ka deklaruar vetë këngëtarja për mediat. Xhensila Myrtezaj ka deklaruar se nuk do të ketë vetëm një dasmë, domethënë dasma e saj me fisin e saj dhe Besi me fisin e tij, por do të ketë 3 dasma, 3 cermoni. Këngëtarja e sukseshme shprehet se përveç dasmave me fiset e tyre do të organizojnë dhe një dasëm të veçantë me miqtë e tyre të njohur. Mesa duket dasma e tyre do të zhvillohet në muajin shtator.

Dasma e Orindës dhe Turit në korrik

Çifti tjetër që ka vendosur që të martohet këtë verë është Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Edhe për to mediat kanë folur shumë e kanë shkruar se këtë muaj dasma e tyre do të zhvillohet. Para disa kohësh moderatorja dhe këngëtarja provoi fustanin e saj të nusërisë, moment të cilin e ajo e ka cilësuar si bekim. E kush nuk do të emocionohej, fustani i bardhë është ëndrra e çdo vajze./Shekulli/

SHKARKO APP