Datëlindja/Lori Hoxha zhytet në flori (FOTO)
Lori Hoxha i mblodhi miqtë e saj më të mirë pak përpara mbërritjes së mesnatës. Kishin një natë të gjatë përpara, sepse do të prisnin datlëindjen e saj. Instastory u tejmbush nga fotot ku “Gold” mbizotëronte.
Festa kishte kod veshjeje. Një kod që u respektua nga të ftuarat, por edhe nga torta. Edhe atë e kishin porositur të artë. Edhe dekori ku shkruhet LorLor ishte gold. Mbase ngaqë është vjeshtë, ose mbase ngaqë është klas.
Mirë gocat do ta gjenin diçka gold në dollap, po çunat si t`ia bënin? Ata nuk u treguan shumë të vëmendshëm ndaj kodit. E vetmja gjë gold që pamë te Vis Bajraktari, i dashuri i Lorit është varësja e florinjtë, kurse Ledioni veshi këmishën e zezë, pas së cilës me ngjyrë floriri shkruhej se s`kishte asnjë veshje të kësaj ngjyre në gardërobë.