David Beckham i bën dhuratën unike 500 mijë dollarëshe djalit të madh, ditën e tij të martesës

Të shtunën, në kompleksin luksoz të një miliarderi në “Palm Beach”, Florida, u zhvillua “dasma e shekullit”. Brooklyn Beckham, fëmija më i madh i David dhe Victoria, dhe Nicola Peltz, vajza e miliarderit Nelson Peltz, aktore amerikane, u martuan para qindra të ftuarve.

E gjithë festa e fundjavës, duke përfshirë ceremoninë që u zhvillua në tri plate të mëdha të ngritura me këtë rast për të përfituar plotësisht nga pamja e oqeanit, raportohet të ketë kushtuar 3.5 milionë dollarë. Prindërit e të porsamartuarve e morën faturën dhe, duke pasur parasysh se Peltz ka një pasuri të vlerësuar rreth 1.6 miliardë dollar, ndërsa “Beckhams” 900 milionë dollarë të tjera, ndoshta nuk ishte gjë e madhe për ta.

Megjithatë, një martesë kaq e shtrenjtë solli dhuratat e dasmës. Prindërit e dhëndrit bënë çmos për të bërë përshtypje me një konvertim elektrik të Jaguar-it klasik. Kjo makinë ndoshta është vetëm një nga dhuratat e shumta që “Beckhams” iu kanë bërë të porsamartuarve, por është më e rëndësishmja për publikun.

“Daily Mail” thotë se David shpenzoi gati 500.000 dollarë për automjetin, një XK140 Jag i vitit 1954, i konvertuar në elektrike nga Lunaz, një kompani e specializuar për këtë punë. Të lyer me një jeshile të mrekullueshme me nuanca blu, “Beckhams” mbërritën mbi këtë automjet mëngjesin pas dasmës.

David Beckham Gifts Son Brooklyn Electric Jaguar To Celebrate Wedding

Menjëherë pas mbërritjes së tyre në kompleks, Brooklyn dhe gruaja e tij Nicola morën makinën e tyre të re për një provë rreth bllokut, duke bërë krahasime me një martesë tjetër të profilit të lartë: atë të Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët gjithashtu u larguan nga pritja në një Jag të tillë elektrik.

Pa dyshim, 500 mijë dollarë janë shumë para, edhe duke marrë parasysh pasurinë e “Becks”. Ndërsa raporti thotë se ai ka paguar për makinën, duhet të theksojmë se ish-kapiteni i Anglisë ka edhe aksione te “Lunaz”. Verën e kaluar, ai bleu 10% të kompanisë, i impresionuar nga rezultatet që kishte parë.

Edhe nëse ai pagoi gjysmë milioni për klasikun e konvertuar në elektrik, lloji i vëmendjes mediatike që po gjeneron dhurata e dasmës tani është kthyer në publicitet të paprecedentë, shumë i mirëpritur.

SHKARKO APP