David Beckham kritikohet për fotografinë me vajzën

Ish ylli i futbollit, David Beckham është kritikuar rëndë nga ndjekësit për një fotografi ku shfaqet duke puthur në buzë vajzën. “E shpifur. Cili mashkull i sëmurë e puth vajzën e vogël? Kjo vajzë, duke qëndruar kështu nuk do të jetë kurrë në gjendje të ketë një marrëdhënie me një burrë, por do ta shohë atë si një shfrytëzim”, shkruajti një komentues. David e ka publikuar këtë foto nga një moment që ka kaluar me familjen e tij në Tunizi dhe duket se në familjen e tyre është normale që vajza t’i japë puthje babait. “Puthje për babin”, shkruajti 42-vjecari në Instagram. Pavarësisht kritikave dhe komenteve negative, kishte edhe të tjerë që e vlerësonin marrëdhënien e ngushtë që kanë ata të dy.

SHKARKO APP