Debate në Prime/ Qetësori: Kristi është zvarranik, e shikoj si retilian. Zhaklin: Kristi tregoi “dhëmbët” dhe po luan fort
Një tjetër debat ndodhi mes Kristit dhe Qetësorit këtë javë. Ishte ky i fundit që përdori fjalë ofenduese drejt Kristit, duke e cilësuar atë si “myk”. Ndonëse Kiara dhe Olta zgjodhën ta kalonin nominimin e tyre në paqe, dyshja Qetësor-Kristi patën përplasje me njëri-tjetrin, ndoshta si strategji për t’i shpëtuar nominimit.
Kristi: Më çarmatosi me atë humorin që ka. Unë me Qetsorin nuk kam debate të vërteta. Vë re që kur unë flas, ai përgjigjet me mënyra të çuditshme.
Qetësori: Kristi është zvarranik dhe unë nuk ia përtoj t’i përgjigjem keq. Ai e ka shprehur vetë në disa momente që është zvarranik dhe unë ashtu do e shikoj. Unë e shoh si retilian.
Kristi: Nuk e kuptoj në çfarë konteksti e thotë.
Qetësori: Sillet si anëtar i Komisionit Evropian këtu, si delegues i punëve.
Kristi: Debatet mes meje dhe Qetësorin, ja kështu janë.
Qetësori: Zvarritu Kristi, atë di të bësh ti.
Luizi: Për mua janë shumë afër njëri-tjetrit. Nuk e ndaj dot kush rri dhe kush ikën. Qetsori ka karizmën, ka humor, është special dhe e kupton kur arrin limitet në një debat. Por, njerëzit e kanë parë edhe më përpara Qetsorin. Dhe ai nuk ka kohën, krahasuar me Kristin. Kristi ka qenë personazh shumë i rëndësishëm dhe personazh në disa situata që kanë përfshirë gjithë shtëpinë. Ai është inteligjent dhe djalë model. Nëse janë “kokë më kokë”, del Qetsori.
Zhaklin: Debatet e tyre janë artificiale, fiktive. Jam dakord me Kristin dhe jam dakord me Luizin për mendimin e tij lidhur me Kristin. Pas ngjarjes me Luizin, kur ata u dënuan nga Big Brother, Kristi tregoi “dhëmbët” dhe po luan fort dhe ka vënë disa limite. Më pëlqen si po luan këtë javë, përveç debateve të vogla që ka patur me Qetësorin dhe me Antonetën.