Debate të forta mes Selin dhe Rogertit, banori: E kam nxjerrë gënjeshtare për njohjen tonë familjare
Që prej hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother, Rogerti ka pasur përplasje të vazhdueshme me Selin. Deklarata e Rogertit në Prime-n e fundit, ku tha se babai i Selin ndodhet në burg, ka ndezur akoma dhe më shumë debatet mes banorëve në ditët e fundit.
Selin: Përpara se të jap një mendim, do them një citim të Rogertit: ‘Femrat si puna jote, të lehta, të fus kur të dua në krevat’.
Rogerti: Një femër mendjelehtë si e jotja, e fus në krevat kur të dua. Këtë kam thënë. Ti mbaron për mua. Ty të kam rritur si ortak.
Selin: Loja e Rogertit, mund të jetë shumë e fortë por është lojë akuzash të pavërteta dhe lojë ofendimesh. Rogerti është një dru i prishur që do të prishë të gjithë stivën. Është shumë e lehtë të zbresësh në nivelin tënd. Unë, për tu përballur me ty, do të duhet të zbres shkallët. Unë në Big Brother kam ardhur pa babanë, pa vëllain, kam ardhur vetëm. Ai është aq i pafytyrë sa nuk i mjaftoi mamaja e Stenaldos, shkoi te e ëma e Malit. Mua nuk la fjalë pa më thënë.
Rogerti: Selin ka një problem, që unë e kam nxjerrë gënjeshtare përpara publikut për njohjen tonë familjare. Mos harroni që Selin ka rënë në gradën time dhe unë jam rritur në lojën time. Unë jam një hap përpara Selin. Sa i përket deklaratës për babanë e saj, ky është një informacion që mua ma ka dhënë tezja e saj. Nëse mendon se unë i kam bërë thirrjes babait të saj për t’u përballur, kjo ta harrojë. Unë i bëra thirrje babait të saj, sepse ka ngritur akuza për Mirin.
KOHA JONË SONDAZH

