Debati mes banorëve dhe opinionistes, çfarë e përloti Arbana Osmanin?
Disa komente të bëra nga opinionistja e “Big Brother Albania Vip”, Balina Bodinaku në spektakël janë komentuar gjatë javës nga Einxheli. Ajo tha se është ndjerë keq, pasi Balina ka mbajtur anë dhe nuk e ka përkrahur.
Ky debat u bë shkas që të dy opinionistët të flasin e të theksojnë dhe njëherë dhe mendimin e tyre janë opinione personale. Arbana Osmani falenderoi Balinën dhe Arbrin, dy opinionistët që siç kanë marrë përsipër të bëjnë një punë të vështirë, pasi po flasin në një emision ‘live’ që ndiqet me shumë tifozllëk.
Ajo kujtoi se opinionistët marrin pafund ofendime dhe kritika nga njerëz që as nuk i njohin dhe e përlotur u shpreh mirënjohëse për kontributin e tyre gjatë gjithë këtyre spektakleve.