Debati mes Julit dhe çiftit, opinionistja Ori Nebijaj: Romeo i ndjeshëm, nuk po luan. Arbëri: Juli është koherent
Debati mes Julit dhe Romeos ka qenë i pari i diskutuar sonte në Prime, ndërkohë që një qëndrim për këtë situatë kanë mbajtur dhe opinonistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj. Sa i përket Arbërit, ai është shprehur se Juli ka qenë koherent në mendimin e tij, se Heidi është më e fortë, ndërkohë që e ka konsideruar normale që lidhja mes çiftit të komentohet. Teksa sipas tij vendimin final e jep publiku dhe ai e gjykon secilin banorë.
“Kemi patur raste që lidhjet janë prishur dhe kemi patur raste që dashuria ka mbijetuar. Në këtë rast për mua Juli është koherent sepse e ka thënë dhe më herët që Heidi është lojtare e fortë. Unë mendoj që është normale që Juli brenda shtëpisë të shpreh mendimin e tij në raport me një marrëdhënie brenda shtëpise. Siç komentohet brenda komentohet dhe jashtë. E ka komentuar apo përdodur nga Juli kjo është një gjë shumë e ulët por kjo është diçka që e vendos publiku. Më vjen keq që gjërat nuk i them dot siç duan banorët por do i them siç i mendoj unë”,-tha Arbëri.
Kurse Ori Nebijaj ka dhënë mendimin e saj duke e vlerësuar se kjo situatë mes çiftit Romeo- Heidi është përdorur nga banorët e tij. Për të Romeo nuk është duke luajtur.
“Romeo nuk po luan, ai është i ndjeshëm, sensual i merr gjërat personale. Nuk po them që Juli vë gishtin në plagë sepse ai është në rregull me lojën e tij. Nëse kjo është linja qe Romeo ka zgjedhur duhet të jetë më konsistent. Në këtë mënyrë Romeo ekspozon dobësitë e tij. Juli dhe banorët e tjerë po e godasin Romeon në mënyrë që mua nuk më pëlqen. Heidi dhe Romeo të dy bashkë janë më të fortë se i shtojnë vlera njëri-tjetrit jo sepse Romeo është më i dobët”,-tha Ori.