Debati miqësor i Arbana Osmanit me Xhemi Shehun: “Ti qofsh me ato shalë jashtë!”

Arbana Osmani ka ndarë së fundmi një foto nga ashensori i ambienteve të punës së saj, duke treguar se ka nisur t’i mungojë edhe kjo gjë.

“Më mungon të shkoj në punë dhe të bëj foto në ashensorin më të ngadaltë në botë. Çfarë ju mungon juve më së shumti? Shumë dashuri”, ka shkruar moderatorja krah postimit të fundit ku nuk ka munguar dhe komenti ngacmues i Xhemit.

“Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë”, ka shkruar Shehu duke bërë shaka me miken e saj më të mirë dhe duke ironizuar komentet e ndryshme që vijnë nga ndjekësit.

Xhemi dhe Arbana kanë treguar herë pas here se gëzojnë një raport shumë të ngushtë me njëra-tjetrën ku nuk mungojnë dhe dozat e humorit.

Image

SHKARKO APP