Debati viral me Ganinë, Shqipja-Lumbardhit: Nuk të nënvlerësoj, nxorre jashtë kontrollit të fortin e shtëpisë
Debatet e forta nuk kanë munguar në këtë ”Big Brother Vip Kosova 2”. Më i forti ishte ai i së dielës mes Lumbardhit dhe Ganisë, ky i fundit doli jashtë kontrollit.
Kjo situatë nxiti reagime të shumta nga banorët e tjerë, mes tyre edhe Shqipja e cila për këtë ka biseduar me Lumbardhin. Shqipja u shpreh se banorëve të tjerë u ka thënë se “Lumi e ka nxorri jashtë kontrollit më të fortin e shtëpisë”.
“Ti, mund të nxjerrësh jashtë edhe Bucin, unë nuk të nënvlerësoj, por as me të vlerësuar nuk të vlerësoj”, i tha Shqipja ndër tjera. “Unë jam një njeri që nuk më duhen lëvdata por më shumë më duhen kritika”, i tha Lumbardhi asaj ndërkohë.
Gani Gërmia ka bërë një paralajmërim duke thënë se të hënë mund të vendos që të largohet nga shtëpia e BBVK.