Debatik Curri, pistoleta tërheq më tepër vëmendje sesa vajza që e përqafon
Futbollisti Debatik Curri ka pozuar me armë në dorë, si të ishte në ndonjë skenë në filmat e Hollivudit, pranë një bukurosheje, të cilën e kanë postuar në “Facebook” familjarët e tij. Mbrojtësi kosovar që luan aktualisht me Tiranën, shihet nën shoqërinë e një vajze, si dhe me pistoletë në dorë, megjithëse nuk dihet nëse arma e tij është lodër apo?! Nëse do të ishte armë e vërtetë, ai me siguri do ta ketë atë me leje. Më tepër se kureshtja për vajzën, për ndjekësit e tij ka bërë përshtypje arma, dhe si është e mundur që Curri zotëron një të tillë madje nuk e ka problem fare, aq sa edhe mund të mburret me të në foto, bashkë me vajzën me të cilën ka pozuar. Gjithsesi, Debatik Curri, lojtar i kombëtares sonë dhe i Tiranës, është në fund të karrierës dhe pritet ta mbyllë atë në Prishtinë, aty ku edhe e nisi disa vite më parë.