DeGeneres jep një mesazh të fortë pas tragjedisë në Las Vegas

Ellen DeGeneres fillon episodin e ri të shfaqjes së të martës duke shprehur dashurinë për atë që u prekën nga të shtënat në Las Vegas, si dhe të prekurit nga uraganet.

59-vjeçarja filloi me një mesazh duke dhënë shpresë se ende ka njerëz të mirë në këtë botë.

“Jam shumë e lumtur që jeni këtu sot. Unë shpresoj që ta plotësojmë këtë hapësirë me dashuri, lutje dhe shpresë. Kjo është ajo që unë dua tani”, kështu nisi monologu i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo shfaqje transmetohet të martën por ne po e regjistrojmë të hënën dhe të gjithë u zgjuam sot në mëngjes me lajmin e të shtënave të tmerrshme që ndodhën në Las Vegas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dhe është shumë e lehtë të humbësh shpresën, por ne nuk mund ta lejojmë këtë. Nuk mundemi”, vazhdoi ajo.

“Gjithmonë them se ka shumë të mira në botë se sa të këqija dhe vazhdoj të besoj. Dhe kjo është ajo për të cilën duhet të përqendrohemi”./Kk

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?