“Dëgjoj zëra demonësh dhe kam parë një burrë me kapele”, Beatrix Ramosaj e frikësuar tregon eksperiencën e saj

Beatrix Ramosaj është duke kaluar disa momente tepër të vështira. Këngëtarja ka treguar se është duke kaluar disa paregullsi me gjumin dhe çdo mbrëmje është si një luftë e vërtetë për të.

“Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para pë të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja”, ka shkruar Beatrix.

Gjithashtu ajo ka ndarë me ndjekësit edhe eksperiencën e saj me paralizën e gjumt dhe ka qenë një nga gjërat më të keqe që ka përjetuar.

“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”-ka rrëfyer Beatrix Ramosaj.

Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo zgjoheni. Kur kjo gjë ndodh ju jeni të ndërgjegjshëm sepse truri ju është zgjuar, por trupi jo, muskujt s’kanë marrë ende komandë nga truri që të lëvizin.

SHKARKO APP