Degradon sherri live mes këngëtares Albërije dhe drejtuesit e “Arkiva Shqip”: Më quajnë prostitutë (VIDEO)
Këngëtarja e njohur për publikun, Albërije Hadërgjonaj prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave pas sherrit publik me kompaninë muzikore “Arkiva Shqip”.
Ditën e djeshme Albëria njoftoi shkëputjen e kontratës me këtë kompani, por kjo shkëputje është shoqëruar me fshirjen e të gjitha këngëve të këngëtares nga kanali i Youtube.
Sot Albërija dhe grupi drejtues i kësaj kompanie u ballafaquan me njëri-tjetrin në emisionin ”Ftesë në 5”, aty ku këngëtarja ka sqaruar deklaratën e bujshme duke iu kërkuar më pas falje kolegëve.
”Jam emocionalisht jo shumë mirë sepse u degradu e gjithë gjëja, përveç se unë nuk kam fyer artistë, fjala, epiteti, më fal shprehje ‘kurvë’ ka dalë në biseda kur kam qënë me Anxhelën me Aldorin kur kanë hap kanalin, kur doja të mërrja vesh sa është pagesa ime. Këto thanë në një moment, puipuou është mbush Shqipëria. Më keni nxjerrë qumështin e nënës, më keni shfrytëzuar me keni përdorur, keni përdorur çdo portal në vend. Anxhela nuk je askushi zemer, moj Anxhela s’je askushi . Jeni plehra, ca doni më. Ata më quajnë prostitutë, më quajnë të dehur. Këta më kanë bërë shantazh, do të fshijmë. Kanë një propagandë”,- është shprehur Albërija për tu shkëputur më pas nga videoja live.
Pjesë nga debati:
Albërie Hadërgjonaj: Më thanë ke dy rrugë, o do fshihet historia jote, ose do të rrish aty. Sa rreni ju të dy, jeni të paparashikueshëm. Unë jam në një status që nuk më interesojnë ata, por këtu duhet të ketë një zë për ata artisë që shkojnë atje, më kanë quajtur prostitutë.
Drejtuesit e Arkiva Shqip: Ku e kishe fjalën ti kur bën etiketime të tilla?
Albërie Hadërgjonaj: Me ato që merresh ti.
Drejtuesit e Arkiva Shqip: Nëse më thua emrin e asaj, unë e prish tani kontratën e asaj.
Albërie Hadërgjonaj: Anxhela ti je shumë larg, e gjithë Shqipëria e di për ty. Nuk kam frikë askënd në këtë botë, se jam me të drejtën e Zotit. Ti Anxhela je e padurueshme.
Drejtuesit e Arkiva Shqip: Na ka thënë që po e bëj këtë gjë për shantazh, që unë o do bëj si thotë Albëria që klipet do rrinë dhe tek Arkiva dhe te faqja e saj, ose do bëj skandal publik.
Albërie Hadërgjonaj: Ju jeni plehra. Më kanë quajtur të dehur, këta më kanë bërë shantazh mua. Unë i kërkoj të falur atyre që kanë parë një Labërie të shqetësuar, por ka njerëz të ligjë si puna e këtyre dy krimbave që mund të të njollosin. Kërkoj të falur se dola nga natyra.
Drejtuesit e Arkiva Shqip: Atë do thuash se nuk ke ça thua.
Albërie Hadërgjonaj: Ju bëni gjithçka, po kaq kisha se nuk ja vlen. Anxhela je shumë mashtruese, njerëzit që kanë punuar me ju, rrini larg, ju lutem.
Drejtuesit e Arkiva Shqip: Kemi pasur raste në të kaluarën që kanalet e tyre janë kaluar në një faqe tjetër, jemi munduar ta bëjmë sa më qetë, kemi bërë kalim dhe rikthim bashkëpunimesh.
Albërie Hadërgjonaj: Bieta, të iki unë se nuk e dëgjoj dot këtë mashtruesen, ç’kusur kam unë të dëgjoj gënjeshtrat e këtyre. Unë bëra gafë që u mora me Arkiva Shqip.