Deklarata e “fortë” e këngëtares Albërie Hadërgjonaj: Nëse gazetarët duan të më bëjnë intervistë duhet të më paguajnë…

Këngëtarja shqiptare nga Kosova Albërie Hadërgjonaj, në spektaklin “Dance With Me”, ka dhënë një deklaratë të fuqishme. Mes tjerash, kur po vlerësonte një prej pjesëmarrësve në spektakël, ajo ka thënë se tani e tutje nuk do të intervistohet pa pagesë.

“Tani e tutje të gjithë gazetarët që kanë interes të bëjnë intervistë me mua do të duhet të paguajnë. Dhe mendoj se si unë duhet të veprojnë të gjithë këngëtarët tjerë, që ta vlerësojnë veten më shumë” ka thënë Hadërgjonaj, në këtë emision që është pjesë e jurisë. Hadërgjonaj është këngëtare prej shumë vitesh dhe duket se është indinjuar pak me marrëdhënien e saj me mediat.

SHKARKO APP