Deklarata e papritur e Alban Skënderaj: Ky do jetë koncerti im i fundit
Këngëtari Alban Skënderaj prej vitesh është një prej më të kërkuarve në tregun shqiptar.
I identifikuar për këngë kryesisht balada, Albani ka arritur që të bëjë për vete një publik të gjerë.
Për rrjedhojë ai ka një axhendë të ngjeshur me koncerte, të cilat duket se nuk i lënë kohë të pushojë.
Këtë gjë e tregon shpesh në rrjetet sociale edhe Miriam Cani, e cila thotë se asaj dhe vajzës ju mungon shumë Albani.
Por në një postim të fundit në rrjetet sociale teksa ka lajmëruar se do të mbajë një koncert në një lokal në Tiranë, ai ka thënë se kjo do të jetë e fundit.
“Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjate”, shkruan Albani, duke befasuar fansat me këtë deklaratë.

KOHA JONË SONDAZH

