Deklarata e papritur e Efit: Big Brother Vip u përket Luizit dhe Kiarës
Efi Dhedhes është rikthyer mjaft aktive në rrjetet sociale, aq sa edhe fansat i përditëson me çdo lajm të ri që vjen prej saj. Por finalistja e Big Brother Vip, në një postim të fundit në llogarinë e saj, foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për raportin me disa banorë.
Efi shkruan se pjesëmarrja në këtë edicion të Big Brother e ka bërë krenare familjen e saj dhe për këtë ajo ndihet e lumtur.
“Krenare dhe e lumtur!
Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen e të gjithëve ju. Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’u qëndroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.
Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qëndroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.
Më shumë se çdo gjë, doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurt dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që u kam ngjarë atyre.
“Big Brother VIP 2” u përket @itsluizejlli dhe @kiaratito kanë dhuruar emocione pafund, dhe u uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur që do të shohim shumë gjëra të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza!
Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.
Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Ju dua të gjithëve”.