Del foto/ Fundjava e ’çmendur’ e Briseida Shehajt
Ish drejtoresha e tatimeve Briseida Shehaj është kapur sërish duke u argëtuar në jetë nate.
Në një fotot të publikuar nga Panorama, Shehaj shihet duke kërcyer dhe duke kënduar. Në foto po ashtu shihet duke kërcyer dhe Tur Hyskaj me Orinda Huta, të cilat kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pak muaj më parë.
Është aktori i njohur Kastriot Çaushi me bashkëshorten, të cilët janë frekuentues të rregullt të lokaleve ku këndon Aurela. Ajo që tërheq më shumë vëmendje është Briseida Shehaj. Shehaj është përfolur disa herë në media për daljet e saj në klube natën, çka duket qartë se e argëton pa masë.
Ndërkohë Briseida Shehaj është emëruar në post të ri pas ikjes nga Tatimet. Ajo është drejtoreshë e ne Drejtorin e ‘AIDA’, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve të huaja.