Del kënga me këngëtarin e njohur italian, Dua Lipa mahnit me vokalin
Dua Lipa është pjesë e edhe një bashkëpunimi shumë të rëndësishëm në karrierën e saj.
Tashmë ka dalë kënga për bashkëpunimin shumë të përfolur të Duas me këngëtarin legjendar të muzikës italiane, Andrea Bocelli.
Kënga baladë me titull ‘If Only’ ka nxjerrë në pah vokalet e mahnitshme të këngtares me prejardhje shqipare.
Kënga është pjesë e albumit të Bocellit, ‘Si’, ku ndër të tjera ka bashkëpunim edhe me këngëtarin e njohur britanik, Ed Sheeran.
Dua nuk është shqiptarja e vetme që ka performuar në krah të Bocellit.
Disa vite më parë edhe Rita Ora ka perfrmuar krah tij në një even të rëndësishëmtë organizuar në itali, ku këngëtarja ka impresionuar të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

