Del klipi i bashkëpunimit Tayna-Mozzik. Flet për lakminë (VIDEO)

Ashtu siç e paralajmëruan, dy nga yjet e skenës muzikore shqiptare, Tayna dhe Mozzik, prezantuan para publikut këngën e re. “Edhe ti” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale. Kur jemi te klipi, “Sekuencë” është përkujdesur për videon e veçantë, ndërsa artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme.

Tekstin e kanë shkruar vet reperët, kurse për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Lorenc Aliaj së bashku me Cricket. Ky i fundit po ashtu e ka realizuar gjithë projektin, tashmë si një nga bashkëpuntorët më të afërt të Taynës dhe themeluesi i kompanisë “Friends Entertainment”.

Projekti ishte paraparë të lansohej më 28 janar, por për shkak të shpërndarjes së tij ‘audio’, u publikua sot me klip. Këngën tanimë e gjeni në kanalin zyrtar të “Friends Entertainment” në YouTube dhe nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e kësaj kohe.

Tayna x Mozzik - Edhe ti

SHKARKO APP