Del klipi ndërkombëtar i Elvana Gjatës, producent David Guetta (VIDEO)
Siç edhe e paralajmëroi, më në fund artistja Elvana Gjata, ka nxjerrë në treg bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar “When forever is over” (Kur mbaron përgjithmonë.)
Kënga është kompozuar nga një prej kompozitorëve më të nxehtë të momentit në Amerikë, Poo Bear, ndërsa producent është i famshmi David Guetta. “When forever is over” është xhiruar në Spanjë nën regjinë e Richard Paris Wilson.
Në klip, Elvana vjen me një imazh të tjetërsuar nga ai që jemi mësuar ta shohim në klipet e tjera të realizuara në Shqipëri: flokë të krehura në një stil natyral dhe grim i lehtë, një pamje që i shkon për shtat tregut amerikan.
Në fillim Elvana shfaqet e vetme me një fustan të bardhë të grisur në mes të një shkretëtire, duke kënduar “Kur mbaron “Përgjithmonë” për t’iu referuar betimit që çifti bën në altar për një dashuri të përjetshme. Më pas, regjisori ka përdorur kalin si simbolikë të lirisë dhe nisjes së një jete të re.
Mbyllja, kur këngëtarja sheh veten e saj të shumëfishuar, shpjegon edhe fundin e arratisjes nga një marrëdhenie e përfunduar: Të gjesh veten!/Anabel/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=enVekrEbHHs” width=”560″ height=”315″]