Del në ankand kostumi legjendar i John Travoltës

Kostumi i bardhë me jelek në të cilin aktori i njohur “theu” shumë zemra në vitet shtatëdhjetë do të dalë në ankand. Me titullin “Hollywood, klasik dhe bashkëkohor”, ai do të shitet në Beverly Hills, në shtëpinë e ankandeve Julien.

“Kostumi i Travoltës konsiderohet si një nga kostumet më ikonike në historinë e filmit. Është një nga dy të vetmit që dihet se është përdorur gjatë xhirimeve të filmit, duke përfshirë sekuencat e paharrueshme të kërcimit”, thuhet në njoftimin sipas shtëpisë së ankandeve.

Ndërkohë, ankandi do të mbahet në datat 22 dhe 23 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të do të shfaqet edhe hanxhar i Harrison Ford nga filmi “Indiana Jones”, si dhe helmeta e Iron Man nga filmi “Captain America”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?